Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ndarë mëngjesin e sotëm një premtim të pambajtur të kryeministrit Edi Rama. Basha shkruan se Rama është zotuar se do të jepte dorëheqjen nëse fatura e inceneratorëve do të ishte 400 milionë euro, mirëpo ai nuk e ka mbajtur këtë zotim. Sipas Bashës inceneratori i Tiranës do t’u kushtojë qytetarëve 430 milionë euro.