Kryetari i Partisë Deemokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me deklaratën e tij për largimin e qytetarëve nga vendi. Përmes një postimi në rrjetin social, kryedemokrati shkruan se kryeministri ke dështuar në parandalimin e emigracionit dhe se keqqeverisja e këtyre 8 viteve bëri që të shënohen rekorde prej qindra e mijëra shqiptarësh që braktisin vendin. Basha tha se pozita tashmë ka një plan qeverisës që u krijon mundësi që çdo i ri shqiptar të kthehet, të punojë e të jetojë në Shqipëri.
Më herët, nga Vlora kryeministri Rama është shprehur se largimi i qytetarëve nuk është vetëm një fenomen që ndodh në Shqipëri por është një fenomen global.
Statusi i Plotë:
“Edi, ti thua se ti nuk ke mënyrë si ta ndalësh emigrimin. Jam në një mendje me ty, ti nuk ke si ta ndalësh. Për 8 vjet me radhë ti jo vetem ke dështuar në parandalimin e emigracionit, por prej keqqeverisjes tënde ai mbërriti rekorde prej qindra e mijëra shqiptarësh që braktisin vendin.Po ne e kemi një mënyrë. Ne kemi një plan pune: taksa më të ulëta, thithje të investimeve te huaja, mbështetje financiare për çdo të ri shqiptar që kthehet të punojë e të jetojë në Shqipëri, krijimin e vendeve të reja të punës dhe mbeshtetje e stimulim te sipërmarrjeve të të rinjve.Më 25 prill shqiptarët do të zgjedhin një qeverisje që do ta nxjerrë Shqipërinë nga balta dhe do të na kthejë të rinjtë në atdhe.Shqipëria do të fitojë!”