• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Basha shpalli zgjedhjet për kreun e FRPD-së, Berisha: Kryetari pa parti ka humbur moralin drejtues, thirreni këtu!

07/11/2021
in Politikë
0
Basha shpalli zgjedhjet për kreun e FRPD-së, Berisha: Kryetari pa parti ka humbur moralin drejtues, thirreni këtu!

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka ndalur foltoren e tij sot në një takim me rinjtë e FRPD-së. Në krah të kreut të FRPD-së, Belind Këlli135i, Berisha sulmoi ashpër qeverinë “Rama”, ndërsa ftoi të rinjtë që t’i bashkohen nismës së ‘Foltores’, për të shembur atë që ai e cilëson narko-shtet.

Foltorja e Berishës vjen vetëm pak ditë pasi PD-ja shpalli zgjedhjet për kreun e FRPD-së, të cilin ish-kryeministri e cilësoi një vendim të padrejtë.

“Dua t’ju falënderoj për punën e jashtëzakonshme që keni bërë, për mundin dhe djersën, guximin që keni treguar për të bërë PD një opozitë të vërtetë. Ju anëtarë dhe anëtare, drejtues të Forumit Rinor nuk kursyer asgjë në këto vite, por u përballët më dhunën dhe terrorin e narko-shtetit. U përballët me egërsinë e narkopolicisë së tij, me shëmtinë e qelive, të burgjeve dhe komisariateve për të mbrojtur idealet e PD-së, liritë dhe vlerat e saj, për të mbajtur në këmbë një opozitë e cila duhej t’ju printe shqiptarëve drejt fitores. Për mua ky takim, kjo foltore është më e rëndësishmja, vendimtare në përpjekjen tonë për një rindërtim të plotë të PD-së, për shtrimin e saj në një opozitë të vërtetë shqiptare, në një forcë të sigurt të fitores. Ju garantoj ju se besimin tim e kam të bazuar sepse unë e di që ju jeni vajza dhe djemtë e idealeve më të pastra të shoqërisë shqiptare. Kjo sepse unë e di dhe jam i bindur se ju jeni të rinjtë me ëndrrat më të bukura për veten dhe Shqipërinë. E di se te ju gurra e energjisë është një shatërvan i pandalshëm. Besoj shumë se kjo foltore do të jetë një shtytje e madhe për shoqërinë shqiptare dhe PD, e cila ndodhet në këto momente në moment kritik. Kam bindjen, jam i sigurt se së bashku do të krijojmë me shpejtësi opozitën e vërtetë shqiptare. Dhe një lloj si 30 vite më parë nënat dhe baballarët tuaj përmbysën diktaturën komuniste, ne do të përmbysim narko-shtetin e bazuar në krim e drogë, korrupsion. Ne do të shembim muret dhe do të përmbysim këtë regjim, i cili më armik se me këdo tjetër është me të rinjtë shqiptarë. Ju ftoj ju, pavarësisht nga bindjet politike. Këta ministra tenderojnë pune publike me 135mime 8 herë më të larta se sa punët që tenderohen me paratë e BE. Duke qenë me lidhje të fuqishme krimi, ata kanë frikë. Ndaj edhe mbyllën më gjatë se Europa universitetet për të brohoritur; rroftë Covid-i. Bëjnë gjithçka të tmerruar në pallatet e tyre të krimit që të fshihen nga ju. Por ora juaj është kjo, mjerë ata. Ne në këtë betejë kemi dhe problem të forta të brendshme si PD. Peng kryetari ka humbur çdo lloj morali drejtues dhe se fundi është vërsulur ndaj organizatës suaj dhe organizatës së grave demokrate në një hakmarrje të turpshme primitive. Vendi i tij po të ishte burrë, do të duhej të ishte para jush. Duhet të ishte këtu, me Belindin dhe Rigelsit, në një debat të hapur, por i kyçur në zyrën e tij jep urdhra me telefon dhe deklaron si dikur uzurpinim e FRPD-së, uzurpimin e Lidhjes së Grave. Forumi juaj ka statusin e vetë, themelimin dhe organizimin e vetë dhe nuk është pronë. Askush nga ju nuk është kundër zbatimit të statutit, dhe kundër proceseve zgjedhore në radhët tuaja, por ato janë kompetencë e juaja, ekskluzive. Vetëm e juaja! Do jeni ju që do të zhvilloni ju procesin zgjedhor se si do t’i zgjidhni drejtuesit. Kryetari pa parti nuk përcakton dot asgjë, atë e ka kapur një frikë e tmerr nga anëtarësia, nga ju dhe zonjat dhe zonjushat e PD. Është krejtësisht i pashpresë. Ju sugjeroj që ta ftoni në një debat që mot ë fshihet. Të dalë ballë për ballë dhe të mësojë nga ju ABC-në e demokracisë. Po sillet sikur është shkolluar në Korenë e Veriut dhe jo në Holandë. Në këtë përpjekje kërkon mbështetjen tuaj, që ta bëjmë PD shtëpinë e lirisë për demokratët shqiptarë. Të rikthejmë votën, respektin për votën e lirë, forumet në PD, të cilat kryetari i shkelmon. Të rivendosim pavarësinë e FRPD dhe Lidhjes së Gruas, që kanë pavarësinë e pacënueshme. Të ngrihemi si opozitë siç po ndezim shpresat në zemrat e demokratëve. Ne duhet t’i ndezim ato në zemrat e mbarë shqiptarëve. Sot dy janë problemi madhor i Shqipërisë, shpressëvrasësi ose kreu i meduzës, dhe shpresëshuesi, pengu u tij Lulzim Basha, i cili i marrë peng merr çdo lloj vendimi që i dikton pengmarrësi.”, tha ai.

Tags: albanewsforumi rinorlulzim bashapdsali berisha
Previous Post

Plani për pastrimin e territorit nis nga Vlora, Rama: Të jesh patriot s’do të thotë që të jesh gati të zbrazës pushkën në ‘FB’

Next Post

Detajet/ U arrestua si bashkëpunëtor për vrasjen e biznesmenit, 42-vjeçari ndihmoi të vëllain për të fshehur kufomën

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
59-vjeçari duhet të ishte në “arrest shtëpie”, u kap duke shpërndarë kokainë në Berat

Detajet/ U arrestua si bashkëpunëtor për vrasjen e biznesmenit, 42-vjeçari ndihmoi të vëllain për të fshehur kufomën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.