Tiranë- Kryedemokrati, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish- ministrit Marko Bello.
Përmes statudit në Twitter, Basha shprehet Marko Bello do të kujtohet si kolegu dhe miku i moderuar dhe i principtë.
‘Mësova me hidhërim për ndarjen nga jeta të ish-ministrit dhe ish-deputetit Marko Bello. I shpreh ngushëllimet e mia familjes Bello për humbjen e babait dhe bashkëshortit të përkushtuar, dhe të gjithë miqve dhe kolegëve që humbën të afërmin dhe mikun e tyre të dashur. Marko Bello do të kujtohet si një qytetar dhe politikan i principtë dhe i moderuar, i prirur drejt bashkëpunimit për hir të interesave të vendit. U prehtë në paqe!’- shkruan Basha.
Ish-deputet i Partisë Socialiste dhe ish-ministri, Marko Bello ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare nga COVID-19. Ai ndodhej në Turqi për kurim, por gjendja e përkeqësuar nga virusi i mori atij jetën.