Kreu i PD, Lulzim Basha ka takuar përfaqësuesit e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë për të diskutuar për programin elekotoral të demokratëve ”Shqipëria Fiton”.
Basha thotë se me programin e PD objektiv kryesor është punësimi, teksa synohet që prodhuesve shqiptarë mos u futet dora thellë në xhep si në 8 vitet e fundit me qeverinë aktuale. Ai ka garantuar se me taksën e sheshtë 9% dhe uljen e kontributeve shoqërore në 18% prodhuesve shqiptarë do u mbeten më shumë lekë, dhe kjo do të sjellë rritje ekonomike.
Kreu demokrat tregoi edhe angazhimet e tij sa i përket aspektit fiskal, ku sipas tij fiton biznesi, por fiton edhe shteti. Ai përsëriti edhe njëherë premtimin për heqjen e taksës Rama mbi karburantit dhe një sërë masash të tjera që do i vijnë në ndihmë qytetarëve dhe biznesit.