KAVAJË- Kryedemokrati Lulzim Basha, ditën e sotme është takuar me qytetarë dhe biznese të Kavajës.
Po ashtu ai është takuar edhe me pensionistë, të cilëve u ka premtuar se kur të vijë në pushtet pas 25 prillit, çdo vit do të rrisë pensionet me 5%, sakaq ka shtuar se çdo muaj do të ketë bonus 20 mijë lekë të vjetra për të gjithë pensionistët. Ndër të tjera, ai ka thënë se ligji në vendin tonë do të funksionojë, duke premtuar se do të fusë Shqipërinë në Bashkimin Evropian.
“Pas 8 vitesh pushtet që s’ka bërë asnjë punë, kërkon prapë pushtet. Pa ikur Rama, nuk vjen ndryshimi. Pensioni shumë i ulët. Gjithë sakrificën që keni bërë, ne do t’ua shpërblejmë. Çdo vit do t’i rrisim pensionet 5%. 20 mijë lekë/muaj bonus për pensionistët. Asnjë rimbursim për ilaçet dhe shëndetin. Ne do të punojmë për ju, nuk do të zhgënjeheni. Angazhimet që kemi marrë do t’i realizojmë deri në fund. Do të ken i një qeveri në lartësinë që prisni. Ligji do të funksionojë. Një qeveri normale me politika që ndihmojnë njerëzit. Po ikin njerëzit. Njerëzit ikin se duan Europën. Ne do ta fusim vendin në Europë.”– ka thënë Basha.