Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zgjedhur Tiranën për të vijuar këtë të shtunë me takimet elektorale. Kreu i demokratëve është takuar me qytetarë dhe biznese në Njësinë nr.1 në kryeqytet.
Basha i ftoi të votonin ndryshimin në 25 prill. “Edhe disa javë. Të gjithë bashkë të sjellim ndryshimin shqiptarëve. Ju ftoj ytë votoni për ndryshimin. Prioritet do të jenë rrogat dhe ekonomia”, tha veç të tjerash kryedemokrati.