Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka pritur sot në një takim ambasadoren e Francës në vendin tonë, Vasak.
Basha është shprehur se ishte kënaqësi që priti ambasadoren franceze në fund të mandatit të saj, duke shtuar se është angazhuar në përafrimin europian të Shqipërisë.
Postimi në “Twitter” i kryetarit të PD-së Lulzim Basha:
Kënaqësi të prisja Ambasadoren Vasak, një mike e vyer e Shqipërisë, teksa mandati i saj vjen drejt fundit.
I shpreha mirënjohjen personale për investimin e saj dhe të Francës, si dhe angazhimin tonë maksimal në përafrimin europian të vendit tonë. Merci Madame l’Ambassadeur!