Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me takimin që zhvilloi sot me mjekët.
Basha shkruan se më 25 prill, shqiptarët do të vendosin të shpëtojnë shëndetësinë nga pushteti korruptiv i PPP-ve dhe monopolistëve të ilaçeve.
Gjatë bisedës u pajtuam me faktin se shëndetësia jonë është në kolaps, se shteti e ka braktisur shëndetësinë dhe vetëm e ka penguar me mungesën e vullnetit politik për zgjidhje. Prandaj u shpreha bindjen se vënia e pacientit në qendër të sistemit, rikthimi i trajtimit dinjitoz për personelin shëndetësor me rritjen e pagave të mjekëve në 1200 euro dhe infermierëve 700 euro, karta e shëndetit dhe reforma në tregun e ilaçeve, janë bazë e domosdoshme për të nisur ndryshimin në shëndetësi.” shkruan nder të tjera Basha.