Kryetari i PD-së, Lulzim Basha këmbëngul në nismën e tij që ka depozituar në Kuvend për vettingun në politikë, pasi sipas tij shkëput Shqipërinë nga kthetrat e korrupsionit duke ndëshkuar politikanët e korruptuar dhe kthen pushtetin tek qytetarët.
“Në sytë e shqiptarëve dhe mbarë botës, Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni, ku fuqia e pushtetit rritet, ndërsa mirëqenia e qytetarëve vetëm bie.
Që pushteti t’u kthehet qytetarëve, duhet të marrë fund pandëshkueshmëria e politikanëve të korruptuar, duhet pastruar politika nga abuzuesit që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve, duhet një orë e më parë #vettingnëpolitikë” shkruan Basha.