Mëngjesin e ditës së sotme, një ngjarje e rëndë u regjistrua në Tiranë, pasi policia ekzekutoi një 25-vjeçar, i cili sipas deklarimeve të policisë nuk pranoi t’i ndalonte thirrjes së saj.
Por ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar familjen e viktimës Klodjan Rasha.
Basha ka ngushëlluar familjen e të riut, që pas kësaj tragjedie po kalon momente të vështira.
Gjate ngushëllimit në familjen Rasha, mësohet se kryetari demokrat e ka dënuar ashpër vrasjen e të riut, duke kërkuar “vënien para përgjegjësisë jo vetëm të atyre që kanë qëlluar mbi të, por mbi të gjithë strukturën drejtuese të policisë dhe kryeministrit, që arrogancën dhe brutalitetin e tij e ka injektuar në çdo hallkë të zinxhirit shtetëror”.
Basha i ka shprehur ngushëllimet e thella familjes Rasha për humbjen e pazëvendësueshme të djalit të tyre.