Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të mërkurë ka takuar qytetarët e Korçë. Në fjalën e tij, lideri demokrat ka komentuar jo vetëm zgjedhjet e vjedhura të 25 prillit, sipas tij, por edhe zgjedhjet brenda partisë me 13 qershor. Basha ka theksuar se gara dëshmon se PD-ja është garancia për ta çuar deri në fund aspiratën e qytetarëve. Sipas tij kjo garë fakton se PD është një parti e hapur, e bazuar në vlera dhe në garë.
“Kjo garë brenda partisë është një momenti mirëpritur dhe që . Ajo që kjo garë dëshmon është se demokratët e kanë mirëpritur hapjen, siç janë dhe shumë kandidatë. Hapi i parë i kësaj beteje është 13 qershori, që do u tregojë jo vetëm demokratëve por të gjithëve se ne mbetemi garancia për ta çuar deri në fund aspiratën e tyre. Unë do të jem përjetësisht mirënjohës dhe do të luftoj në çdo lloj pozite që jam për të mbrojtur kontributin e çdo pogradecari. Unë e dua PD të fortë, të pandarë dhe të bashkuar, madje ky është dhe qëllimi i demokratëve që të dalim më të bashkuar seç po futemi. Vetëm kështu mund të bëjmë të mundur fillimin e betejës me regjimin, që bëri gjithçka për të ndaluar ndryshimin”, ka thënë Basha.