“Rusia po komenton shumë krime lufte, duhet thënë. Ajo që ndodh në Mariupol është një krim i madh lufte: ata po shkatërrojnë gjithçka, po bombardojnë dhe vrasin këdo. pa dallim. Është diçka e tmerrshme që ne duhet ta dënojmë me termat më të ashpër”.
Kështu ka deklaruar sot përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, me të mbërritur në Bruksel.
Ndërkohë, ai është shprehur se BE do të diskutojë edhe sanksione ndaj energjisë ruse.
“BE do të diskutojë sanksionet ndaj energjisë ruse”, tha ai.