Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar bizneset amerikane për sulme të mundshme kibernetike nga Rusia. Në një deklaratë, presidenti Biden tha se administrata e tij po përsëriste paralajmërimet e mëparshme se qeveria ruse po eksploron opsione për sulme të mundshme kibernetike.
Shtëpia e Bardhë tha se ishte një moment “kritik” për të rritur mbrojtjen. Ky ishte paralajmërimi i fundit në lidhje me pasojat e mundshme në hapësirën kibernetike që ndiqet nga konflikti Ukrainë-Rusi. Ka pasur shqetësime se Rusia mund të hakmerret për sanksionet duke iu kundërpërgjigjur ekonomive amerikane dhe perëndimore përmes sulmeve kibernetike, thuhet në analizën nga korrespondenti i sigurisë në BBC, Gordon Corera.
Deri më tani këto sulme nuk janë realizuar. Por paralajmërimi i fundit tregon se inteligjenca amerikane ka parë disa indikacione të aktivitetit rus në rrjetet kompjuterike megjithatëse thonë se nuk do të thotë që sulmi do të ndodhë patjetër.
Paralajmërimi publik mund të jetë projektuar për të vepruar si një pengesë. Zyrtarët kibernetikë të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar kanë informuar drejtuesit e organizatave të mëdha prej muajsh, veçanërisht ato brenda infrastrukturës kritike, për t’i paralajmëruar ata për rreziqet dhe për t’i inkurajuar ata të sigurojnë se kanë mbrojtjen më të mirë të mundshme.