• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

BE DËNON ‘PROVOKIMET’ E TURQISË NË LINDJE TË MESDHEUT

16/10/2020
in Rajon
0
Foto ilustruese.

Foto ilustruese.

Bashkimi Evropian ka dënuar “veprimet e njëanshme dhe provokimet” e Turqisë në lindje të Mesdheut, pasi Ankaraja është përfshirë në një konflikt për burime të energjisë me vendet anëtare të BE-së, Greqinë dhe Qipron.

Liderët e BE-së kanë diskutuar mosmarrëveshjet në një samit në Bruksel, pasi Turqia ka dërguar sërish një anije kërkimore në ujërat e kontestuar, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për t’u tërhequr.

Liderët e 27 vendeve të bllokut evropian, që kanë qenë pjesë e samitit, kanë thënë përmes një deklarate të përbashkët se blloku “dënon veprimet e njëanshme dhe provokative të Turqisë në lindje të Mesdheut, duke përfshirë aktivitetet e fundit kërkimore”.

Ata i kanë bërë thirrje Turqisë që të heqë dorë nga aktivitetet e fundit dhe kanë theksuar “solidaritetin e plotë” me Greqinë dhe Qipron.

“Ne jemi pajtuar se masat e fundit të njëanshme të Turqisë, të cilat janë natyrisht provokative, janë duke rritur sërish tensionet në vend të lehtësimit të tyre”, ka thënë kancelarja gjermane, Angela Merkel.

“Mendoj se është shumë fatkeqe, por edhe jo e domosdoshme”, ka thënë ajo.

“Neve na duhet të punojmë në aspektet pozitive të agjendës tonë”.

Këto paralajmërime vijnë vetëm dy javë pasi liderët e BE-së kanë diskutuar në një tjetër samit marrëdhëniet e tyre me Ankaranë.

Pas një mospajtimi të ngjashëm në muajin gusht në mes të rivalëve historikë, Turqisë dhe Greqisë, Ankaraja ka rinisur kërkimet në ujërat strategjikë në mes të Qipros dhe ishujve grekë, Kretës dhe Kastellorizos.

Ky veprim ka rikthyer tensionet me Greqinë për çështjet e kufijve detarë dhe të drejtave të shpimit.

Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania, të dyja aleate të NATO-s, të Greqisë dhe Turqisë, e kanë konsideruar misionin e kërkimeve si “provokim”, andaj i kanë bërë thirrje Ankarasë për të kthyer mbrapsht anijen.

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Turqinë se të gjitha mundësitë janë në tavolinë, përfshirë sanksionet, raporton REL.

Mirëpo pavarësisht deklaratës së ashpër të bllokut evropian, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka thënë se nuk do të ketë ndryshim të strategjisë, për të cilën është arritur pajtueshmëri në samitin e kaluar.

Sipas këtij plani, Bashkimi Evropian do të vëzhgojë nga afër veprimet e Turqisë në lindje të Mesdheut, do të analizojë zhvillimet dhe do të vendosë për veprime të mundshme në samitin e 10-11 dhjetorit.

Tags: be per turqine
Previous Post

4 TË VDEKUR DHE 289 RASTE POZITIVË NË 24 ORË/ SITUATA ALARMANTE ME COVID-19 NË VEND

Next Post

“DITA QË ERDHE NË JETË PASKA QENË ME DIELL”, URIMI I ERMAL METËS PËR TË DASHURËN

Related Posts

Njohja e Kosovës, eksperti grek: Greqia nuk ka më dilema, është çështje kohësh

Njohja e Kosovës, eksperti grek: Greqia nuk ka më dilema, është çështje kohësh

19/05/2022
Zelensky: Dëshira për të diskutuar me Rusinë zbehet me çdo masakër të re

Zelensky: Dëshira për të diskutuar me Rusinë zbehet me çdo masakër të re

15/05/2022
A do ta zgjidhë SHBA mosmarrëveshjen Bullgari-RMV?

A do ta zgjidhë SHBA mosmarrëveshjen Bullgari-RMV?

14/05/2022
Përfundon takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, Lajçak: S’ka marrëveshje për targat

Përfundon takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, Lajçak: S’ka marrëveshje për targat

13/05/2022
Dialogu Kosovë-Serbi, sot takimi i radhës mes delegacioneve në Bruksel

Dialogu Kosovë-Serbi, sot takimi i radhës mes delegacioneve në Bruksel

13/05/2022
Çfarë është Këshilli i Evropës ku synon të aplikojë Kosova?

Çfarë është Këshilli i Evropës ku synon të aplikojë Kosova?

12/05/2022
Next Post
Ermal Meta dhe Chiara.

"DITA QË ERDHE NË JETË PASKA QENË ME DIELL", URIMI I ERMAL METËS PËR TË DASHURËN

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Londër/ I riu shqiptar “masakrohet” për vdekje me thikë, arrestohen 3 persona

    Londër/ I riu shqiptar “masakrohet” për vdekje me thikë, arrestohen 3 persona

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • SPAK aksion në disa qytete të vendit! Lëshohen 32 masa arresti, në krye të listës Talo Çela, Suel Çela dhe Ervis Martinaj

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E reklamojnë të gjithë VIP-at, “Piranjat” demaskojnë “Açai One”, Administratori: Ka vdek, ka mbaru…

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Apple humb pozicionin si firma më e vlefshme në botë. Cila kompani kaloi në vendin e parë?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “Lulëzon” tregtia me Ukrainën pas luftës, importet rritje me 91%, eksportet 41%

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Deputeti gjerman i CDU/CSU: Nëse Berisha rikthehet, PD rrezikon pezullimin nga PPE

Deputeti gjerman i CDU/CSU: Nëse Berisha rikthehet, PD rrezikon pezullimin nga PPE

20/05/2022
Shpërthim tritoli në biznesin e një polici në Shkodër

Shpërthim tritoli në biznesin e një polici në Shkodër

20/05/2022
Pas ukrainasve, shqiptarët ishin më të refuzuarit në kufijtë e BE-së

Pas ukrainasve, shqiptarët ishin më të refuzuarit në kufijtë e BE-së

20/05/2022
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.