Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se embargoja e BE-së ndaj naftës ruse do të diskutohet të hënën.
Evropa ka vendosur të zgjasë sanksionet kundër Rusisë, duke bllokuar importin e qymyrit, por ende po diskutohet për gazin dhe naftën.
Borrell vuri në dukje se blerja e gazit dhe naftës nga BE-ja ka sjellë 35 miliardë euro në arkat e Moskës që nga fillimi i luftës, më shumë se miliardat që BE-ja i ka ndarë Ukrainës.