Bashkimi Europian ka zbuluar planet për të forcuar kodin e tij katërvjeçar të praktikës kundër dezinformatave në internet.
Komisioni Europian njoftoi të enjten se më shumë kompani të teknologjisë si Meta, Google, TikTok, Twitter dhe Microsoft do të duhet të vendosin masa për të parandaluar këdo që përfitojnë nga pretendimet e rreme në internet.
Organizatat që pranojnë kushtet u ndalohet të shfaqin reklama me përmbajtjeje dezinformatash.about:blank
Ata gjithashtu zotohen të jenë më transparentë për reklamat politike dhe të ndërmarrin veprime kundër llogarive të krijuara automatikisht për të dërguar një mesazh ose për të publikuar automatikisht informacion.
Kodi i ri i BE-së iu prezantua Parlamentit Europian të enjten.
Udhëheqësit e BE-së kanë shprehur shqetësimin për dezinformimin që qarkulloi në internet gjatë pandemisë COVID-19 dhe propagandës ruse në mes të luftës në Ukrainë. Disa kompani si Apple, Telegram dhe Amazon ende nuk kanë nënshkruar Kodin e Praktikës së BE-së.
Dezinformimi “është një problem në rritje në BE dhe ne me të vërtetë duhet të marrim masa më të forta”, u tha gazetarëve në Bruksel nënpresidentja e Komisionit Vera Jourova.