• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

BE i jep një tjetër ‘goditje’ Rusisë, shkëput Ukrainën nga varësia energjetike e Kremlinit

01/03/2022
in Botë
0
BE i jep një tjetër ‘goditje’ Rusisë, shkëput Ukrainën nga varësia energjetike e Kremlinit

Papritur gjithçka po ndodh shumë shpejt në Bruksel. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës bën të mundura marrjen e disa vendimeve brenda disa orësh, ndërkohë që pa luftë do të nevojiteshin muaj të tërë për miratimin e tyre. “Nuk kemi kohë për procedura burokratike në luftë”,
vuri në dukje shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell. Ministrat e Energjisë vendosën papritur në një takim të shpejtë emergjence në Bruksel që ta përfshijnë Ukrainën në Rrjetin Evropian të Energjisë Elektrike. Ukraina duhet të shkëputet nga rrjeti i përbashkët me Rusinë dhe Bjellorusinë sa më shpejt të jetë e mundur. Përpjekjet e para teknike për ta bërë këtë kishin nisur qysh përpara sulmit rus. Tani do të ketë një kyçje emergjente me disa hapa. Nga këndvështrimi i Komisioneres së BE-së për energjinë, Kadri Simson, nuk ka zgjidhje tjetër.

Furnizimi i BE-së duhet të mbetet i sigurt

Shoqatat e operatorëve evropianë të rrjeteve dhe autoriteteve mbikëqyrëse në BE tani duhet të shqyrtojnë brenda pak ditësh
sesi mund të lidhet rrjeti energjetik evropian me Ukrainën, e cila e përfton pjesën më të madhe të energjisë së saj elektrike nga katër reaktorë bërthamorë. Në fund të fundit, bëhet fjalë për rreth 40 milionë konsumatorë të rinj.

Kadri Simson: Sinkronizoni Ukrainën dhe rrjetin energjetik evropian

Përveç kësaj, duhet kontrolluar edhe se a depërtojnë dot hakerat në kontrollet e termocentraleve në BE përmes Ukrainës. “Rrjeti energjetik europian duhet të mbetet i sigurt”, ka kërkuar ministri gjerman për Çështjet Ekonomike, Robert Habeck, në Bruksel. “Nëse ushtria ruse sulmon një termocentral në Ukrainë, ne nuk duhet të pësojmë një blackout në Evropë”, tha ministri gjerman. “Duhet të garantohet qëndrueshmëria ndaj sulmeve kibernetike ose ndërprerjeve të energjisë.” Duhet ta mbështesim Ukrainën tani në mënyrë që furnizimi me energji elektrike të mos shembet plotësisht si rezultat i luftës,” tha Habeck.

Aktualisht, Rusia mund ta kufizojë masivisht furnizimin me energji elektrike në Ukrainë, sepse autoritetet ruse e kontrollojnë, për shembull, tensionin dhe frekuencën në rrjet, i cili daton që nga koha sovjetike.

Varësia nga karburantet fosile

Tani është e qartë për BE-në se edhe ajo dëshiron të bëhet e pavarur nga furnizimet me energjinë ruse, sa më shpejt të jetë e mundur. Bashkimi Evropian aktualisht importon nga Rusia 40 për qind të importeve të gazit, 25 për qind të importeve të naftës dhe 46 për qind të importeve të qymyrit. Varësia ndryshon shumë nga vendi në vend. Finlanda, për shembull, merr 94 për qind të gazit natyror nga Rusia fqinje. Gjermania, vendi më i madh industrial në BE, 50 për qind. Holanda njëmbëdhjetë për qind dhe Irlanda nuk ka fare gaz nga Rusia. Ukraina nuk blen më gaz nga Rusia, megjithëse tubacionet kryesore kalojnë nga territori i saj.

Robert Habeck: Ne duhet të mbështesim Ukrainën tani (arkiv)

Në terma afatgjatë, më së voni deri në vitin 2050, BE-ja dëshiron të mos djegë më asnjë lëndë djegëse fosile. Rusia si furnizuese atëherë do të jetë e tepërt. Në takimin urgjent, ministrat e Energjisë diskutuan se si mund të përshpejtohet tranzicioni i energjisë.

Ministri gjerman për Çështjet Ekonomike, Robert Habeck, pranon se varësia nga gazi rus ka qenë e gabuar. Prandaj edhe qeveria gjermane kohët e fundit po angazhohet gjithnjë e më shumë për ta zëvendësuar gazin rus me gaz të lëngshëm (LNG). Për këtë duhen ndërtuar sa më shpejt dy terminale shkarkimi në bregdetin gjerman. Komisionerja e BE-së Kadri Simson tha se edhe në rast të një embargoje ruse të gazit dhe naftës në BE, Evropa nuk do të mbetet pa drita ose ngrohje. Ekspertët e Komisionit llogarisin se rezervat ekzistuese të gazit dhe blerjet e LNG nga SHBA, Japonia dhe Lindja e Mesme si dhe gazi nga Afrika e Veriut mjaftojnë për të kaluar fundin e dimrit.

Energjia bërthamore si alternativë?

Disa shtete anëtare, si Franca, mbështeten në energjinë bërthamore si një bazë e qëndrueshme furnizimi. Gjermania vendosi të dilte. Nuk ka kthim prapa, konfirmoi në Bruksel ministri i Ekonomisë Robert Habeck. Habeck megjithatë kishte lënë të hapur mundësinë e zgjatjes së operimit të tre centraleve bërthamore që ende nuk janë mbyllur në Gjermani. Por ai shtoi se Gjermania do të ndërmarrë masa të tjera për t’i bërë ballë varësisë ruse: “diverzifikimin e gazit dhe zgjerimin e kapaciteteve për energjitë e ripërtërishme”, tha politikani i gjelbër. 

Çisterna LNG, gazi i lëngshëm vjen kryesisht nga SHBA

Termocentrale të reja bërthamore do të ndërtohen ose vihen në përdorim në Hungari, Republikën Çeke dhe Sllovaki, të cilat të gjitha varen nga gazi rus. Hungaria dhe Republika Çeke mbështeten në kompani dhe teknologjinë ruse. Sllovakia e ndërtoi termocentralin e saj bërthamor nga një kompani amerikane.

Kompania operuese franceze e termocentraleve bërthamore nuk e kishte përjashtuar bashkëpunimin me kompaninë operative ruse “Rosatom” para luftës në Ukrainë. Tani kjo mund të jetë një rrugë pa krye. Por termocentralet e reja bërthamore nuk luajnë ndonjë rol të madh në sigurinë afatshkurtër të furnizimit me energji, në rast të një embargoje ruse, sepse ndërtimi i tyre kërkon shumë vite, në mos dekada./ DW

Tags: BERusia sulmon Ukrainenukraina ne lufte
Previous Post

Shkatërrohet ndërtesa e bashkisë në Kharkiv, Ukraina: Rusët donin të vrisnin guvernatorin

Next Post

Lufta në Ukrainë, zyrtari i lartë amerikan ngre alarmin: Më e keqja nuk është parë ende

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Lufta në Ukrainë, zyrtari i lartë amerikan ngre alarmin: Më e keqja nuk është parë ende

Lufta në Ukrainë, zyrtari i lartë amerikan ngre alarmin: Më e keqja nuk është parë ende

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.