• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

BE në telashe, ‘Norvegjia po përfiton në mënyrë të turpshme nga lufta në Ukrainë’

15/10/2022
in Botë
0
BE në telashe, ‘Norvegjia po përfiton në mënyrë të turpshme nga lufta në Ukrainë’

Sikur kriza të mos mjaftonte, Europa duket se po përballet me telashe të cilat po i shtyjnë shtetet të vihen kundër njëri-tjetrit, njëri pas tjetrit.

Norvegjia është kthyer më së fundmi në një ‘armik’ të përbashkët.

Shteti nordik po fiton miliarda euro shtesë nga çmimet e larta të gazit dhe shumë politikanë dhe zëra kritikë anë e mbanë Europës po e akuzojnë atë se po ‘përfiton nga lufta në Ukrainë’. Por si po e bën ajo këtë ekzaktësisht?

Pas sulmit ndaj gazsjellësit Nord Stream 1 dhe 2, Europa kishte shpresuar se një gazsjellës nordik që lidhte Poloninë dhe Norvegjinë me anë të Detit Baltik, mund të shpëtonte miliona familje europiane nga një dimër tejet i errët, i vështirë dhe i ftohtë.

Por deri tani, nuk duket se Norvegjia është e gatshme të lëshojë pe.

Çmimet e gazit vetëm sa janë rritur dhe Norvegjia po bëhet më e pasur se kurrë.

Ky pasurim për Norvegjinë nisi që në vitet 1960-të, kur zbulimi i naftës dhe gazit në brigjet e saj e transformoi atë në një nga shtetet më të pasura në botë.

Prej kohësh, Norvegjia ka qenë eksportuesi i tretë më i madh i gazit natyror në botë, pas Rusisë dhe Katarit.

Centrali Sleipner në brigjet e Norvegjisë

Dhe që përpara luftës në Ukrainë ajo furnizonte të paktën 25% të nevojave të Europës me gaz.

Atëherë natyrshëm lind pyetja, përse nuk po diskutohet ajo si një faktor kryesor që po e ndihmon Europën të dalë nga kriza – duke zëvendësuar nevojat për gaz që deri tani ishin plotësuar nga Rusia?

Arsyeja është e thjeshtë.

Qëkur Rusia u godit nga sanksionet dhe nisi si rezultat, të pengonte dërgesat e gazit drejt partnerëve europianë të Ukrainës, kjo bëri që çmimi i gazit natyror të rritej – duke u shtatëfishuar vetëm gjatë vitit të fundit.

Duke mos ofruar asnjë lloj ulje për partnerët e saj europianë, Norvegjia do të fitojë të paktën $109 miliardë dollarë këtë vit vetëm nga shitjet e naftës.

Ajo gjithashtu ka zëvendësuar Rusinë si burimi më i madh i gazit për BE-në duke bërë që një lumë me para të derdhen në arkat norvegjeze.

Kjo ka bërë që liderët europianë ta akuzojnë Norvegjinë se po ‘përfiton nga luftë në Ukrainë’.

Norvegjia duhet të ndajë fitimet “gjigante” që ka bërë si rezultat i çmimeve më të larta të naftës dhe gazit, veçanërisht me Ukrainën, tha kryeministri polak Mateusz Morawiecki.

Teresa Ribera, ministrja spanjolle për tranzicionin ekologjik, i quajti gjithashtu “shqetësuese” çmimet që i paguhen Norvegjisë për gazin.

Në fakt, ky vërshim parash po kthehet në një problem politik të brendshëm dhe të jashtëm për BE-në.

Ligjvënësi norvegjez i partisë opozitare Rasmus Hansson ka një mesazh të ashpër për qeverinë e vendit të tij: ‘Lufta në Ukrainë nuk është një arsye e drejtë për të kërkuar çmime më të larta të gazit’, ka thënë ai.

Ndërkohë, qeveria e qendrës së majtë të shtetit nordik, e përbërë nga Social Demokratët dhe Partia e Qendrës, thotë se ka treguar solidaritet me një rritje të prodhimit prej 1.4 miliardë metër kub në tre fusha kyçe në mars, gjë që ka rezultuar në rritjen e dërgesave me gaz drejt BE-së. Ajo argumenton se Norvegjia nuk duhet të fajësohet për dinamikat e tregut që gjenden jashtë kontrollit të saj.

Por Hansson, një ish-lider i Partisë së Gjelbër Norvegjeze, e quajti “moralisht të gabuar” përfitimin nga rritja e çmimeve të nxitura kryesisht nga lufta dhe argumentoi se Norvegjia rrezikon gjithashtu të dëmtojë marrëdhëniet me partnerët kryesorë tregtarë evropianë duke i detyruar ata të paguajnë çmime kaq të larta të gazit.

“Ne mendojmë se Norvegjia është dritëshkurtër dhe shumë egoiste,” tha Hansson në një intervistë në zyrën e tij muajin e shkuar. “Ne po marrim një fitim të papritur i cili është shumë i madh, por pyetja është a na takojnë ato para përderisa arsyeja më e dukshme për atë rritje çmimi dhe të ardhurat shtesë janë fatkeqësia që i ka ndodhur popullit ukrainas dhe që pritet t’i ndodhë popujve europianë?”

Hansson dëshiron që paratë shtesë të shkojnë në një fond solidariteti që do të përdoret për të rindërtuar Ukrainën pas luftës. Ai tha se ekspertët duhet të përcaktojnë atë që duhet të konsiderohet një çmim “normal” i gazit dhe gjithçka më lart duhet të shihet si fitim lufte dhe të jepet mbrapsht.

Një ide e ngjashme ka edhe Brukseli. Gjatë një samiti urgjent të ministrave të energjisë të BE javën e kaluar, disa vende kërkuan vendosjen e një kufiri të çmimit për të gjithë gazin që vjen në BE.

Javën e shkuar, presidentja e Komisionit Ursula Von der Leyen tha se ajo po diskutonte një “task-forcë” me Norvegjinë për të parë “si jemi në gjendje të ulim, në një mënyrë të arsyeshme, çmimin e gazit”.

Deri më tani ama, Norvegjia nuk duket se do ta pranojë presionin.

Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Støre ka thënë në mënyrë të përsëritur se nuk do të mbështesë një kufi çmimi për eksportet e gazit.

Ndërkohë, në mes të gjithë kësaj, Britania e Madhe po shqyrton mundësinë e nënshkrimit të kontratave afatgjata me Norvegjinë, gjë që do të kthehej në përfitim për të dyja palët.

Deri tani asnjë vendim nuk është marr në këtë drejtim dhe teksa dimri afrohet në dyert e hemisferës veriore, qytetarët europianë kanë nevojë për një vendimmarrje më të shpejt nga liderët e tyre.

A do ta shpëtojë Norvegjia BE-në nga kriza energjetike dhe rreziku eminent i një dimri të acartë apo do të vazhdojë ajo të përfitojë nga çmimet stratosferike të gazit dhe naftës si rezultat i luftës në Ukrainë?

Tags: BElufta ne ukrainenorvegjia ne nato
Previous Post

Përpjekje për të zëvendësuar gazin natyror rus, Evropa i drejtohet Afrikës

Next Post

Prodhuesit e birrës: Rritja e akcizës falimenton 90% të kompanive, rrezikohen të mbeten 1 mijë të papunë

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Prodhuesit e birrës: Rritja e akcizës falimenton 90% të kompanive, rrezikohen të mbeten 1 mijë të papunë

Prodhuesit e birrës: Rritja e akcizës falimenton 90% të kompanive, rrezikohen të mbeten 1 mijë të papunë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.