• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

BE: Valët e të nxehtit në Ballkan janë dyfishuar në 20 vitet e fundit, Shqipëria më e prekura

03/09/2022
in Parashikimi i Motit
0
BE: Valët e të nxehtit në Ballkan janë dyfishuar në 20 vitet e fundit, Shqipëria më e prekura

Në një klimë më të ngrohtë, valët e të nxehtit po bëhen më të shpeshta, duke shkaktuar ndikime të rënda në shëndetin e njerëzve, kafshët e egra, zjarret dhe aktivitetet njerëzore si bujqësia dhe energjia.

Një studim i fundit i Komisionit Europian vëren se, në Ballkanin Perëndimor valët e nxehta verore në dy dekadat e fundit u rritën me shpejtësi, por duket se Shqipëria është më e goditura.

Studimi i Komisionit Europian vëren se madhësia e valëve ekstreme të të nxehtit, e përshkruar me indeksin e madhësisë së valës së nxehtësisë (HWMI) u rrit në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht përgjatë brigjeve lindore të detit Adriatik.

Rritjet më të mëdha janë vërejtur në Shqipërinë veriore, në jug të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi. Rritje të intensitetit të valëve të nxehta vërehet edhe në Serbinë Veriore, Kosovë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Studimi vë në dukje se përmasat e valëve ekstreme të të nxehtit në Ballkanin Perëndimor janë dyfishuar gjatë dy dekadave të fundit krahasuar me periudhën 1981-2000. Vala më e keqe e të nxehtit para vitit 2000, ndodhi në vitin 1987 me një indeks magnitudë rreth 12.

Pas vitit 2000, kjo vlerë u tejkalua tashmë shtatë herë me magnitudë rekord të valëve të te nxehtit 50% më të mëdha se rekordi i vitit 1987.

Gjithashtu Komisioni Europian vë në dukje se situata e përgjithshme e cilësisë së ajrit në Ballkan është ende kritike dhe tendenca e ndotjes është në rritje, pavarësisht përpjekjeve lokale për të përmirësuar përqendrimet e PM10 dhe PM2.5.

Për shkak të ndikimit të tij dominues në vdekshmëri, PM2.5 është ndotësi kryesor që duhet të reduktohet në Ballkan. Sektori i energjisë, në veçanti termocentralet me qymyr janë burimi kryesor i emetimeve të SO2 dhe CO2 dhe një burim i rëndësishëm i ndotësve të tjerë.

Ndotja ujore gjithashtu është në nivele të larta në Rajon. Gati 45% ujërave në nuk arritën të marrin statusin e mirë, ndërsa në vlerësimin ekologjik 54% nuk ​​morën dot një status të mirë vlerësoi studimi.

Degradimi i tokës është i përhapur në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe kjo është më e dukshme në Shqipëri për shkak të terrenit më të thyer dhe dëmtimit masiv të pyjeve.

Komisioni Europian evidentoi se erozioni i tokës dhe degradimi i saj prej ndotjes së lartë janë efektet më të rrezikshme të ndikimit të klimës.

Praktikat e paqëndrueshme të menaxhimit të tokës dhe shkaqet natyrore e degradimit të tokës në Ballkan kanë si ndikim kryesor ndryshimet klimatike që po demonstrohen nga rritja e valëve të të nxehtit dhe verës më të gjatë.

Tags: albanewsBEmotitemperaturat
Previous Post

Spanja lehtëson qytetarët, bileta e trenit falas

Next Post

Varfëria energjetike në rritje, Sekretariati: Në Shqipëri 36% e familjeve në situatë të vështirë

Related Posts

foto ilustruese

Erë e fortë dhe rreshje të dendura shiu/ Sipërfaqe toke nën ujë, moti i keq në vend lë pa energji elektrike disa fshatra

19/01/2023
Parashikimi i motit: Ngricë dhe dëborë, ulen edhe më shumë temperaturat

Sot reshje të dendura shiu në 4 qarqe! IGJEUM: Rrezik për përmbytje! ‘Mbrojtja’: Bashkitë të marrin masa

17/01/2023
Reshje shiu në të gjithë vendin, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Vranësira dhe reshje shiu gjatë paradites, në mbrëmje pritet përmirësim i motit

23/11/2022
Reshje shiu në të gjithë vendin, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Moti merr kthesë, çfarë e pret vendin tonë në fundjavë?

04/11/2022
Parashikimi i motit: Rriten temperaturat por vranësirat mbeten prezente

Kur do të ndalin reshjet e shiut, ndryshon moti javën e ardhshme

15/10/2022
Rikthehen temperaturat e larta, parashikimi i motit për javën

Rikthehen temperaturat e larta, parashikimi i motit për javën

03/10/2022
Next Post
Varfëria energjetike në rritje, Sekretariati: Në Shqipëri 36% e familjeve në situatë të vështirë

Varfëria energjetike në rritje, Sekretariati: Në Shqipëri 36% e familjeve në situatë të vështirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • COVID-19

    E rëndë/ Humb jetën fëmija 7-vjeç, nuk mundi të fitojë betejën me koronavirusin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Humb betejën me koronavirusin ish-kreu i Këshillit të qarkut të Elbasanit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E rëndë/ Përdhunohet për 9 orë 50-vjeçarja shqiptare në Athinë. Gratë greke në protestë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E pazakontë! Gruaja hyn lakuriq në studio dhe gjuan me tullë moderatoren, pamjet për të mos u humbur

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Energjia e rinovueshme ul importin/ Ankand brenda marsit për parqet eolike, Balluku: Pas 15 vitesh do të përdoren nga shteti

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.