• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Begaj i përgjigjet Sekretares britanike: S’mund t’i quash shqiptarët kriminelë, janë integruar në Britani dhe paguajnë taksa

08/11/2022
in Politikë
0
Begaj i përgjigjet Sekretares britanike: S’mund t’i quash shqiptarët kriminelë, janë integruar në Britani dhe paguajnë taksa

Presidenti Bajram Begaj, nga Kukësi, i ka kthyer përgjigje sekretares së brendshme britanike Suella Braverman lidhur me deklaratën bërë nga kjo e fundit se shqiptarët që shkojnë në vend ilegalisht me gomone po pushtojnë Mbretërinë e Bashkuar, duke i cilësuar ata si kriminelë.

“Nuk jam dakord me deklaratat e bëra nga ministrja e brendshme, nuk mund të anatemohen dhe të etikitohen si pushtues për faktin qe shqiptarët jetojnë e punojnë kudo në botë. Janë integruar në shumë vende të botës dhe kanë ndërtuar jetën dhe punuar në mënyrë normale duke paguar taksa. Nuk është e drejtë te bullizohen në këtë lloj gjeje. Natyrisht ka edhe elementë anësorë, të padëshiruar që mund të kenë lidhje me krimin. Si këto nuk janë vetëm shqiptarë”, tha Begaj.

Presidenti Begaj thotë se i ka sugjeruar Britanisë së Madhe që investimet që do bëjnë në Shqipëri të bëhen në Kukës, Tropojë, Dibër e Has, pasi në këto zona ka shumë emigrantë. Këto investime sipas Begajt do përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe mund të jetë një metodë për të ndalur emigrimin drejt Britanisë. Një tjetër sugjerim i Begajt është ngritja e një konsullate angleze në Kukës me qëllim që të jepen viza për qytetarët që të ikin në Britani dhe të punojnë si punëtorë sezonal.

“I kam kërkuar qeverise britanike investimet e saj ti bëjë në drejtim te zonave ku ka emigrantë për faktin që problemi duhet të evidentohet dhe pas evidentimit të gjejmë rrugët e duhura për të përballuar këtë lloj gjëje. rruga e duhur, kërkesa ime për ta është që investimet e qeverise angleze ne këtë rajon të bëhen të prekshme nga qytetarët. mos të jenë vetëm në kuadrin e këshillave por të jenë investime me qëllim që këta qytetarë që ikin për një jetë më të mirë të punojnë e te jetojnë në Kukës, Dibër, Has e Tropojë. kërkesë tjetër e imja ka te beje me hapjen e një mikrokonsullate angleze në Kukës dhe të bëjë të mundur që qytetarët të ikin me viza të rregullta te përkohshme për të punuar si punëtor sezonal”, tha Begaj

Presidenti dha edhe një mesazh drejtuar autoriteteve të qeverisë së Kosovës lidhur me situatën më të fundit në veri të Kosovës.

“Mesazhi im për autoritetet e Kosovës është të ruhet qetësia, të vazhdojë dialogu sepse vetëm përmes dialogut mund të arrihet zgjidhja e problemit. Situata globale në tërësi eshët e cenuar. Situata është e qete por shumë e brishtë dhe në çdo kohë mund te këtë tensione. Ne si komb duhet të ruajmë qetësinë dhe të mos biem pre e provokimeve”, tha Begaj.

Presidenti Begaj qëndroi në Kukës, ku nisi edhe turin e takimeve në vend. Kreu i Shtetit u mirëprit nga Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici si dhe prefekti i Qarkut Kukës, Ali Hallaci. Presidenti Begaj zhvilloi një vizitë te Kulla e Qëndresës, simbol i solidaritetit dhe mikpritjes për qindra mijëra shqiptarë të Kosovës që u larguan nga toka e tyre gjatë luftës së vitit 1999.

Tags: albanewsBajram begajministrja britanike
Previous Post

Largimi i të rinjve, Rama: Trend i vjetër, se ka fajin politika, nuk mbyllte dot askush derën që ti mbajnë këtu shqiptarët

Next Post

Berisha: Qeveria e ka vjedhur para se ta votojë, në 7 vite morën 8.2 mld euro nga paratë e shqiptarëve

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
“Nuk është Ilir Meta”/ Berisha tregon se kush është I.M. në dosjen e Sigurimit

Berisha: Qeveria e ka vjedhur para se ta votojë, në 7 vite morën 8.2 mld euro nga paratë e shqiptarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Moti i keq në Selenicë, dëmtohet ura e fshatit Mesaplik, izolohen rreth 100 familje(FOTO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kosova do të strehojë 20 gazetarë ukrainas

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Imanuel Caushi, kandidati për kreun e FRPD

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.