Modelja e njohur Bella Hadid ka zbuluar së fundmi se është rikthyer në Victoria’s Secret.
Modelja i ndërpreu lidhjet me kompaninë në vitin 2020, për t’u bashkuar me koleget e saj modele duke akuzuar drejtuesin e atëhershëm Ed Razek për sjellje të papërshtatshme dhe komente të padëshiruara seksuale. Mirëpo së fundmi në një intervistë, Bella tregoi se u rikthye pasi tashmë kompaninë e drejtojnë lidere të reja femra.”Ajo që më magnetizoi për t’u rikthyer ishte që ata erdhën tek unë dhe më dëshmuan vërtet se, prapa skenave, Victoria’s Secret ka ndryshuar në mënyrë drastike. Bashkimi në Kolektivin ‘VS’ ishte me të vërtetë për të rikthyer fuqinë time dhe për të pasur pushtetin mbi trupin tim përsëri vetë”, u shpreh Hadid.