Sali Berisha ka hyrë sot në selinë e Partisë Demokratike i shoqëruar nga qindra simpatizantë dhe disa deputetë të PD-së. Hyrja e tiij është shoqëruar në transmetim live nga mediat, ndërsa përballë nuk ka pasur asnjë zyrtar të Lulzim Bashës. Berisha tha se nuk do të hynte në zyrën e Bashës, ndërsa e quajti të turpshëm denoncimin që iu bë deputetëve në SPAK nga ai.