TIRANË– Sali Berisha nuk është në sallë për shkak se është i përjashtuar 10 ditë, mirëpo ndonëse ai nuk është në sallë, ‘Foltorja’ e Kuvendit është bllokuar sërish, kësaj here nga deputetët mbështetës të tij. Luçiano Boçi, Tritan Shehu dhe Albana Vokshi janë shprehur se procesverbali i seancës së kaluar parlamentare është në shkelje të rregullores, pasi nuk është pasqyruar ashtu siç duhet ajo se çfarë ndodhi, pasi për ta përjashtimi i Berishës dhe i 4 deputetëve të tjerë, Belind Këlliçi, Edi Paloka, Flamur Noka dhe Edmond Spaho ishte pa asnjë arsye.
Ka nisur seanca plenare, siç shpesh herë ndodh, grupi i Berishës ka bllokuar Foltoren për të folur me dhunë.
Kësaj radhe pritet që të diskutohet çështja McGonigal, grupi i Alibeaj ka kërkuar interpelancë më kryeministrin ndërsa grupi i Berishës ka kërkuar mocion me debat. Deri më tani kryeministri Rama nuk është paraqitur në seancë.