Për herë të parë Sali Berisha ka ‘kaluar’ në radhët e socialistëve. Përpara se të merrte fjalën në Kuvend, Berisha tha se u ul në karriget e deputetëve të PS për t’iu thënë qytetarëve që mbështesin socialistët se avokat të vetëm në Kuvend kanë PD.
“Për herë të parë unë prita i ulur në një karrige të deputetëve socialist, e bëra me qëllimin më të sinqertë për tu thënë socialistëve shqiptarë se avokat të vetëm në këtë parlament janë demokratët. Dhe do vazhdojmë deri ën fund të jemi zëdhënës të interesave qytetarëve”, tha Berisha