• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Berisha në zgjedhje, Soreca: Nuk ndërhyjmë në çështjet e brendshme të partive

07/02/2022
in Politikë
0
Berisha në zgjedhje, Soreca: Nuk ndërhyjmë në çështjet e brendshme të partive

KORÇË– Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca duket se nuk ka asnjë problem me garimin e kandidatëve të zgjedhur nga ish-kryeministri Sali Berisha në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Nga Korça ku ishte për një takim me fermerët së bashku me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca, ambasadori Soreca u pyet për një koment për aktivitetin e Sali Berishës, në një kohë kur Amerika e ka shpallur “non grata”, e homologia e tij, Yuri Kim nuk e kursen në reagimet publike. Por Soreca u shfaq i distancuar, duke u shprehur se nuk dëshiron të komentojë zhvillimet e brendshme të një partie. 

“Më lejoni të mos e komentojmë mbi zhvillimet e brendshme të partisë. Ndjekim parimin e mosndërhyrjes. Do të ketë zgjedhje shumë shpejt. Ne po flasim me të gjitha forcat politike. Vazhdojmë punën tonë duke biseduar me forcat politike në vend dhe sa i përket çështjes së Vettingut,”-tha ndër të tjera Soreca. Ndërkohë që kërkoi edhe konsensus nga palët politike në seancën plenare të të enjtes, për zgjatjen e mandateve të organeve të Vettingut. Sipas tij, Komisioni i Venecias e ka dhënë “ok” për procesin, duke mos konstatuar asnjë problematikë, ndaj dhe politika duhet të zgjedhë që për të gjithë magjistratët që do kalojnë në “filtër”, të kenë të njëjtin standard. 

“Linja jonë është e qartë, kemi qenë të qartë që prej nëntorit të vitit të shkuar. Zgjatja e mandateve është e nevojshme. U konfirmua edhe nga Komisioni i Venecias, nuk gjetën asnjë problem për zgjatjen e afateve. Është e rëndësishme që të ruhen të njëjtat standarde për të gjithë. Votimi për zgjatjen e afateve është një votë për të ardhmen e Shqipërisë,”-tha ai ndër të tjera.

Tags: albanewsLuigi Sorecasali berishazgjedhje
Previous Post

Nga 40 mijë deri në 120 mijë lekë, Rama: 150 mijë fëmijë kanë fituar bonusin e bebeve në 3 vite

Next Post

Banorët e ‘5 Majit’ në protestë: Po na çojnë drejt vetëvrasjes! Duam të trajtohemi njësoj si të prekurit nga tërmeti

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
“Banesat e tyre do të shemben”, banorët e Laprakës, 5 Majit dhe Paskuqanit protestë para Kuvendit

Banorët e '5 Majit' në protestë: Po na çojnë drejt vetëvrasjes! Duam të trajtohemi njësoj si të prekurit nga tërmeti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Moti i keq në Selenicë, dëmtohet ura e fshatit Mesaplik, izolohen rreth 100 familje(FOTO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kosova do të strehojë 20 gazetarë ukrainas

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.