Berisha: Unë po përpunoj platformën më bindëse për elektoratin gri. Atëherë dalin me tezën se nuk e mund dot Edi Ramën. Mund t’ju bëj një pyetje, kush e ka mundur Edi Ramën në Shqipëri? E ka mundur dy herë Sali Berisha. Po flas me fakte. Kush i ka mundur socialistët në 92, 96 dhe në 2001, në 2005, 2009, 2007, 2011? Nëse ka një njeri që ka trashëgmninë e mundjes është Sali Berisha. Po të keni ndonjë tjetër thojeni. Këto janë paralajmërime se Berisha do të fitojë. Shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë një regjim si i Ramës. Ky është revolucion i pandalshëm. Sa i përmendej emri im i dridhet zëri Ramës. Ka humbur qetësinë. E kanë humbur qetësinë, ka një dominim të PD në opinion, lajm shumë i mirë për opinionin publik.