Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protesta të tjera kundër nismës së ‘Ballkanit të Hapur’. Në përfundim të kësaj proteste, Berisha u shpreh se ky uragan që nisi ditën e sotme nuk ka për tu ndalur më.
Ky uragan nuk ndalet më, ndaj dhe më lejoni ta paralajmëroj Ramën, mos guxo të dalësh para, dhe mos mendon se me pakicë mund të shtypësh shumicën se mjerimi të pret, ne nuk ka forcë në botë që na ndal. Kjo është protesta e parë, ju ftoj të qëndrojmë të vendosur për serinë e pafundme të protestave derisa të largojmë narkoshtetin, të rikthejmë shpresën dhe demokracinë,” tha Berisha.