Sali Berisha ka zbuluar se çfarë ka kërkuar kreu i PD-së, Lulzim Basha në lidhje me shpalljen e ish-kryeministrit non-grata nga SHBA. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Basha ka kërkuar fakte dhe prova nga SHBA lidhur me këtë çështje, ndërsa shtoi se ai ndihet i keqardhur.
“Nuk ka njeri që nuk ka keqardhje kur sheh të vijë një vendim nga një vend që admiron, pa asnjë bazë, pa asnjë fakt, asnjë dokument. Lulzim Basha ka kërkuar gjatë gjithë takimit, fakte, prova dhe dokumente”, tha ai.