TIRANË– Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha ka akuzuar drejtpërdrejt qeverinë për krizën e energjisë elektrike që ka përfshirë vendin. Duke folur në sallën e parlamentit, Berisha theksoi se në mënyrë kriminale, qeveria ka zbrazur në muaj Gusht-Shtator liqenin e Fierzës.
‘Kush e shkaktoi krizën e energjisë në vitin me reshje më të shumta prej kohësh. U prodhuan 9.3 milirdë kilovatë orë, ndërsa konsumi ka qenë 5.4 miliardë. Kush i zbrazi në mënyrë kriminale digat në muajt gusht-shtator. E zëmë se u çmend një drejtor i KESh dhe i zbardhi digat në një kohë që nuk duhet prekur. Duhet ruajtur rezerva. Por ai nuk e ka bërë vetëm, ai punon bashkë me ministrin, ose mbi ministrat. Si me inceneratorët, këta janë organizatë kriminale, e shesin energjinë dhe e ndajnë mes vetit fitimin’, deklaroi Berisha.