Ish-kryeminsitri Sali Berisha i është përgjigjur deklaratës së kreut të qeverisë, Edi Rama që bëri një ditë më parë mbi debatin për largimin e shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe.
“Sot dua atë denoncoj qëndrimet e Ramës ndaj problemeve të mëdha, dramë shqiptare që luhet në kanalin e la Mansh. Autor kryesor i kësaj drame, theksoj është Edi Rama. Arkitekt kryesor i kësaj drame njerëzor është Rama. Janë lidhjet e tij të tmerrshme me korrupsionin, vjedhjet me aferat qindra milionëshe. Rama këto ditë është angazhuar në një beteje politike të brendshme. I këshilluar nga këshilltarë që duan ta shtojnë çështjen e shqiptarëve në një luftë të brendshme politike. Rama kalon nga një konferencë në tjetrën duke përdorur gjuhën e një njeriu më ordiner. Gjuhë që tregon se s’ka minimumin e edukatës familjare e njerëzore”, tha Berisha.