Ish-kryeministri Sali Berisha nga Maqellara u ka premtuar dibranëve se nuk do të lejojë ndërtimin e Skavicës.
“Paçka se do ndërtojë skavicën asgjë s’ka për të ndërtuar se nuk e lejoj, nuk mbytet Dibra. Të parët tuaj ju e dini më mirë se unë e kanë vadit pllëmbë për pëllëmbë me gjak këtë trevë dhe nuk është trevë që përmbytet kjo do qëndrojë monument sic e ka bërë zoti. Nëse duan ta ndërtojnë skavicën, tuneli nga Skavica në Bicaj. I them hiqni dorë, këtu do jemi bashkë nuk përmbytet Dibra. Dibra u ka rezistuar pushtuesve në mënyrën më heroike Edi Ramën se ka për gjë fare”, tha Berisha.
Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë në lidhje me inceneratorët. Gjatë fjalës së tij, ish-Kryeministri i vendit është shprehur se “në krye të kësaj afere qëndron Edi Rama”.
“Çfarë po ndodh këto 8 vite më thoni pak nuk ka njerëz më punëtorë se ju por a e dini ju se nuk ka qeveri në botë që nuk mbështet fermerët. 420 milionë euro janë dhënë për 3 djegësa sot asnjëri nuk punon, asnjëri nuk funksionon, sot është i ndërtuar vetëm njëri në Elbasan dhe ai është jashtë pune. Sepse që të marrë kush paret e buxhetit në qindra milionë të shtetit s’ka shqiptarë që ti prekë pa lejen e kryeministrit ai është gardiani.
Skrapi merret për të mabyllur çështjen, krijuan komisionin hetimor parlamentar që e mbyllën para një muaji dhe kur i denoncova në parlament u detyruan ta rikthejnë përsëri por thejsht për luftë të brendshme midis njëri tjetrit. U ndala këtë aferë nga më të mëdhatë për tu thënë diçka tjetër. Nëse kjo qeveri do kishte investuar 440 milionë euro në kanalet vaditëse, ju garantoj se të gjitha kanalet vaditëse ishin rindërtuar nga e para”.