Vlorë- Defender21 ka mbajtur sot ceremoninë në qytetin bregdetar të Vlorës. Pjesë e kësaj ceremonie janë edhe ministri Niko Peleshi dhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim.
Ambasadorja Kim u shpreh nga Lungomare se ky do të jetë një mision i përbashët i SHBA-ve dhe Shqipërisë.
Ndërkohë e pyetur për shpalljen “non grata” nga SHBA të ish kryeministrit Sali Berisha, ambasadorja Kim ka thënë se nuk ka asgjë për të shtuar nga deklarata e bërë nga Sekretari i Shtetit zoti Blinker.
“Shprehet se nuk kam asgjë për të komentuar mbi ish-kryeministrin Berisha më tepër se deklarata e sekretarit të shtetit.Ky nuk është një mision i Amerikës, nuk është misioni i SHBA-ve për të shpallur non grata asnjë. Eshtë një mision për t’i bërë shtete, për ta bërë Shqipërinë demokratike. Eshtë koha që Shqipëria të eci përpara, të antarsohet në bashkimin europian dhe për këtë duhet që Shqipëria të zhvillohet të jetë një shtet i pasur një shtet i pastër.”– u shpreh ambasadorja Kim.