Portugali- Cristiano Ronaldo ka rezultuar sërish pozitiv në testin e fundit dhe do të vazhdojë të qëndrojë në izolim. Prej datës 13 tetor futbollisti është infektuar me virus.
Sipas raportimeve të mediave italiane, kjo do të thotë se ylli i kampionëve të Italisë do të humbasë takimin nesër kundër Barcelonës në Champions League që do të mbahet sot më 28 tetor në orën 21:00.