Durrës– Shëtitorja “Taulantia”, në Durrës është projektuar të kthehet në një shëtitore me kulla shumëkatëshe.
Shoqata Durrësi Autokton ka publikuar foto nga plan-projekti, ku shihet se si nga një lulishte e gjelëbruar kjo hapësirë do të kthehet në një vend me ndërtime shumëkatëshe, në breg të detit.
“Shoqata Durrësi Autokton në përputhje të statusit të saj për ruajtjen e vlerave të qytetit si ato kulturore, urbane, arkeologjike, artistike etj. Kërkon një opinion qytetar për mos-pranimin e vazhdimit të betonizimit të qytetit dhe ngritjen e kullave shumë katëshe në shetitoren Taulantia në bregdetin e Durrësit. A ka nevojë qyteti i Durrësit për ndërtimin e kullave shumë katësheve në bregun e detit dhe betonizim rreth e qark? Apo, ka nevojë për ndërtimin e një lulishteje të gjelbëruar me stola dhe lodra për fëmijë? Si mendoni ju bashkëqytetar durrsak? Komentoni opinion tuaj dhe ta ndreqim këtë gabim sa më shpejt, duke vepruar dhe mos heshtim sepse Durrësi do të humbi identitetin e tij. Foto nga plan projekti që do të realizohet në shëtitoren Taulantia,”- shkruhet krah fotos së projektit.