• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Biblioteka Kombëtare/ KLSH: Fondi i vlerave të rralla nën risk të lartë, humbja katastrofë kombëtare

13/01/2022
in Aktualitet
0
Biblioteka Kombëtare/ KLSH: Fondi i vlerave të rralla nën risk të lartë, humbja katastrofë kombëtare

Biblioteka Kombëtare edhe pas dy incidenteve të ndodhura vite më parë me një përmbytje dhe një zjarr në mjediset e saj vijon të mbetet në të njëjtat kushte. Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) nënvizoi se auditimi i kryer së fundmi nuk gjeti asnjë përmirësim në raport me atë të mbajtur 6 vite më parë, përkundrazi godina është amortizuar edhe më shumë ndërkohë që risku është rritur. Për KLSH-në ajo që përbën problem serioz është sidomos mungesa e hapësirave dhe kushteve në të cilat ruhet sot fondi i vlerave të rralla duke theksuar se humbja e tij do të ishte katastrofë kombëtare.

“Ajo që është shqetësuese është se edhe sot pas 6-vitesh nga auditimi i fundit situata vazhdon e njëjtë dhe më problematike pasi sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë amortizohet ndërtesa, duke sjellë një risk të lartë si në rënien e zjarrit ashtu edhe në përmbytjen e katit të parë, ku ruhet edhe fondi i vlerave të rralla, që për vetë rëndësinë që ai ka do të ishte “katastrofë kombëtare” humbja e tij.

Që prej vitit 1986 është ndjerë mungesa e hapësirës për të vendosur materialet bibliotekare në fond, çfarë ka detyruar që jashtë çdo standardi botëror të gjenden zgjidhje provizore të natyrave të ndryshme: · Materialet bibliotekare nuk vendosen në rafte, por në dysheme; · Fondi i vlerave të rralla (antikuar dhe dorëshkrime) vendoset pjesërisht në arka metalike jashtë çdo normative e standardi ndërkombëtar” thuhet në dokumentin e KLSH. Në tërësi audituesit kanë konstatuar se shërbimi bibliotekar dhe veçanërisht Biblioteka Kombëtare e ushtron aktivitetin e saj në kushte të vështira, jo të denja për një institucion të tillë, simbol të kulturës kombëtare. Problemet janë të shumta duke nisur nga kriza e hapësirave për librat tek mungesa e hapësirave për lexuesit, mungesa e hapësirave për personalin punonjësit.

Një element i rëndësishëm i marrë në analizë ka qenë ecuria e procesit të digjitimit që përbën sfidën teknologjike të Bibliotekës Kombëtare por hapat që janë hedhur nuk kanë pasur përcaktime të qarta mbi objektivat duke e bërë të vështirë vlerësimin ndër vite. Duket se edhe autoritetet e lidhur me bibliotekën nuk kanë qenë efektivë.

“Këshilli Shkencor dhe Këshilli Administrativ i Bibliotekës rezulton të kenë qenë joefektiv, duke mos përmbushur detyrat e tyre funksionale në kundërshtim me nenin 16 dhe 17 të Statutit të BK miratuar me Urdhër nr.70, datë 13.02.2015, si dhe nenin 6 të Rregullores nr.136, datë 15.09.2010 “Për organizimin dhe funksionimin e Bibliotekës Kombëtare”, duke sjellë mungesë në gjurmën e auditimit, mungesë të planeve të veprimtarisë studimore dhe mungesë te eficencës, efektivitetit dhe ekonomicitetit të aktivitetit të BK-së, në procesin e digjitalizimit” thuhet në auditim.

Marrë nga Monitor.al

Tags: Biblioteka KombëtareFondi i vlerave të rrallaklsh
Previous Post

Çfarë do të ndodhë më 2022 në Europë? Ja cilët janë katër parashikimet

Next Post

Mjeku Pipero: Varianti Omicron po sjell fundin e pandemisë

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Pëllumb Pipero

Mjeku Pipero: Varianti Omicron po sjell fundin e pandemisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • VOTO numrin 3/ Deputeti Vullnet Sinaj kandidon për mandatin e dytë: Vlora nuk ndalet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë po i pengon Suedinë dhe Finlandën të hyjnë në NATO?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.