Bibloteka më e re në kryeqytet, në rrugën “Tefta Tashko” ka marrë emrin e akademikut Moikom Zeqo i cili u nda nga jeta 8 muaj më parë.
Inagurimi i biblotekës është bërë ditën e sotme ndërkohë, bashkëshortja e tij Lida Mirja, e cila në një intervistë për ReportTv, është shprehur se është emocionuar jashtëzakonisht shumë kur ka parë emrin e bashkëshortit të ndjerë të gdhendur në hyrje të bibliotekës. Ndërkohë ajo ka bërë të ditur se nga fondi i Moikom Zeqos kësaj biblioteke do t’i dhurohen 100 libra.
“Jam emocionuar shumë kur pashë shkrimin, “Biblioteka Moikom Zeqo”. Jam pa fjalë, është vërtet prekëse. Do sjellim rreth 100 libra në këtë bibliotekë dhe çdo gjë që do të kemi mundësi sepse edhe Moikom Zeqo do ta dëshironte këtë gjë”, tha Mirja.