Në përpjekje për të vënën nën kontroll valën e re të infeksioneve të shkaktuara nga variantit Delta, presidenti amerikan Joe Biden njoftoi për masat e reja që kërkojnë nga punëtorët e kompanive të mëdha të vaksinohen ose të përballen me testime javore.
Masat gjithashtu përfshijnë një detyrim vaksinimi për miliona punonjës të qeverisë federale dhe vijnë ndërsa Biden përballet me presionin për të luftuar një tjetër rritjet të rasteve të të infektuarve.
“Kjo nuk ka të bëjë me lirinë ose zgjedhjen personale, ka të bëjë me mbrojtjen e vetes dhe atyre përreth jush,” tha presidenti.
Gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë, Biden urdhëroi Departamentin Amerikan të Punës që të kërkojë nga të gjitha bizneset private me 100 ose më shumë punëtorë të urdhërojnë vaksinimin ose të kërkojnë dëshmi të një testi negativ të koronavirusit të paktën një herë në javë. Nga urdhri i ri do të preken të paktën 100 milionë punëtorë.
Mbi 650,000 amerikanë kanë vdekur nga Covid-19 që nga nisja e pandemisë dhe tashmë spitalet janë në kapacitetet e tyre maksimale. Rreth 80 milionë njerëz në SHBA mbeten të pavaksinuar.
Plani shkaktoi një reagim të menjëhershëm nga republikanët, të cilët argumentuan se qeveria nuk duhet të luajë një rol në vendimet shëndetësore të individëve.