residenti Joe Biden, ka deklaruar se 90% e të rriturve në SHBA do të kenë mundësi të vaksinohen deri më 19 Prill. Këtë deklaratë Biden e bëri dje, gjatë nj0ftimit për zgjerimin fushatës së vaksinimit në të gjithë SHBA-në. The Guardian shkruan se Biden ka thënë se janë ende në luftë me këtë virus dhe se do të bëjnë çdo gjë që të forcojnë mbrojtjen kundër tij.
“Ne do të dërgojmë më shumë ndihmë në shtetet për të zgjeruar hapjen e më shumë vendeve të vaksinimit në komunitet, më shumë vaksina, më shumë site, më shumë vaksinues, të gjitha të dizajnuara për të shpejtuar punën tonë kritike. Ne ende jemi në një luftë me këtë virus vdekjeprurës dhe po forcojmë mbrojtjen tonë, por kjo luftë është larg nga fitimi,“tha ai.
Më parë Biden ka njoftuar se do të gjatë 100 ditëve të para të pushtetit të tij do të vaksinohen 200 milion njerëz.