• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Biden katërfishon kufirin për pranimin e refugjatëve krahasuar me administratën Trump

04/05/2021
in Botë
0
Biden: Deri në 19 prill do të vaksinohen 90% e të rriturve

Presidenti Joe Biden ngriti zyrtarisht të hënën kufirin maksimal për pranimin e refugjatëve në Shtetet e Bashkuara në 62,500 këtë vit, disa javë pasi u përball me kritika nga të dyja partitë për vonesën në zëvendësimin e një kufiri rekord të ulët të vendosur nga ish Presidenti Donald Trump.

Agjencitë për strehimin e refugjatëve kanë pritur që presidenti Biden të katërfishojë numrin e refugjatëve që do të lejohen në Shtetet e Bashkuara këtë vit që nga 12 shkurti, kur në Kongres u paraqit një propozim presidencial ku theksohej se ai planifikonte ta bënte një gjë të tillë. Por ky angazhim kishte mbetur pa u zyrtarizuar deri të hënën.

Presidenti Biden tha se së pari duhej të zgjerohen kriteret e rrepta të pranimit të vendosura nga ish presidenti Trump që privonin shumicën e refugjatëve.

Ai e bëri këtë muajin e kaluar përmes një vendimi të posaçëm presidencial.

Por aty deklarohej gjithashtu se kufiri deri në 15,000 refugjatë këtë vit” i vendosur nga ish presidenti Trump mbetej i justifikuar për shkak të shqetësimeve humanitare dhe se kjo ishte në interesin kombëtar”.

Ky veprim solli kundërshtime të ashpra pasi administrata nuk po merrte të paktën një hap simbolik për të autorizuar hyrjen e më shumë refugjatëve këtë vit në Shtetet e Bashkuara. Demokrati i dytë më i lartë në Senat, Dick Durbin nga shteti Illinoi, e quajti kufirin fillestar “të papranueshëm” dhe brenda disa orësh Shtëpia e Bardhë bëri një korrigjim të shpejtë.

Administrata u zotua të rrisë kufirin historikisht të ulët deri në 15 maj – por ndoshta jo deri në 62,500 refugjatë siç kishte premtuar më parë presidenti Biden.

Në fund, presidenti Biden ra dakord përsëri për atë shifër. Presidenti tha se mori informacione shtesë që e bënë atë të nënshkruante vendimin për ta çuar kufirin në 62,500 refugjatë.

“Është e rëndësishme të ndërmarrim këtë veprim sot për të hequr çdo dyshim në mendjet e refugjatëve në të gjithë botën që kanë vuajtur kaq shumë dhe që mezi presin të fillojnë jetën e tyre të re,” deklaroi presidenti Biden para nënshkrimit të vendimit të sotëm. Presidenti Biden tha se kufiri i vendosur nga Trumpi “nuk pasqyroi vlerat e Amerikës si një komb që mirëpret dhe mbështet refugjatët.” Por ai e pranoi “të vërtetën e trishtuar” se Shtetet e Bashkuara nuk do të përmbushin kufirin prej 62,500 refugjatësh deri në fund të vitit fiskal në shtator, duke pasur parasysh pandeminë dhe kufizimet e kapaciteteve për sistemimin e refugjatëve.

Presidenti Biden tha se ishte e rëndësishme të ngrihej kufiri i numrit të refugjatëve për të treguar “angazhimin e Amerikës për të mbrojtur më të prekshmit dhe për të qëndruar si një fanar i lirisë në botë”.

Urdhri gjithashtu i hap rrugën presidentit Biden për të rritur kufirin në 125,000 refugjatë për vitin fiskal 2022 që fillon në tetor.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se po punohet për të përmirësuar aftësitë e Shteteve të Bashkuara për të shpejtuar procedurat në mënyrë që të pranohen sa më shumë refugjatë të jetë e mundur duke respektuar kufirin e ri. Që nga 1 tetori i kaluar, pak më shumë se 2,000 refugjatë janë pranuar në Shtetet e Bashkuara./VOA/

Tags: administrata trumpjoe bidenrefugjatetshba
Previous Post

Fationit nuk i del e ‘keqja’ me Melisën: Edhe mamaja e saj e mori vesh të vërtetën

Next Post

Rrugët e ndërtuara me fonde të huaja në Shqipëri kushtojnë 6 herë më pak se ato nga buxheti

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Rrugët e ndërtuara me fonde të huaja në Shqipëri kushtojnë 6 herë më pak se ato nga buxheti

Rrugët e ndërtuara me fonde të huaja në Shqipëri kushtojnë 6 herë më pak se ato nga buxheti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Admir Mulaj, vëllai i Natasha Mulajt

    Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ndryshon harta elektorale/ Tirana bëhet me 36 mandate, Dibra dhe Gjirokastra 1 më pak

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Koleksioni i vizatimeve rrëqethëse të vitit 1946, tmerri i Luftës së Dytë Botërore përmes syve të fëmijëve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.