SHBA- Shtetet e Bashkuara do të shpërndajnë 4 milionë vaksina AstraZeneca për Kanadanë dhe Meksikën, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë.
Kanadaja dhe Meksika e kanë miratuar AstraZenecën, por SHBA-ja jo, edhe pse ka rezerva të kësaj vaksine.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se 2.5 milionë vaksina do të shkojnë në Meksikë dhe 1.5 milion në Kanada.
SHBA-ja ka 7 milionë doza të AstraZenecës.
“Nëse kemi teprica, ne do t’i ndajmë ato me pjesën tjetër të botës”, ka thënë javën e kaluar presidenti amerikan, Joe Biden.
Në bazë të marrëveshjes, Kanadaja dhe Meksika duhet t’ia kthejnë SHBA-së çdo dozë që u tepron. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, mbi 12% e amerikanëve tashmë janë vaksinuar.
Vaksinat e miratuara në SHBA, janë: Pfizer/BioNTech, Moderna dhe Johnson&Johnson.