TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar i pari nga politika shqiptare lidhur me fitoren e Joe Biden në Amerikë. Basha i shpreh Biden urimet për postin.
“Urimet e mia më të ngrohta për Joe Biden në zgjedhjen e tij si President i ri i SHBA. Shqipëria dhe shqiptarët janë krenarë për miqësinë dhe aleancën tonë. Partia Demokratike shpresontë vazhdojë që të punojë me aleatët tanë amerikanë për të forcuar vlerat dhe zotimet tona të përbashkëta,“-shkruan Basha.