Një 54-vjeçar ka rënë nga pallati i banesës ku jetonte dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30, në rrugën “Grigor Heba”në kryeqytet.
Policia njofton se nga hetimet e kryera dhe pyetja e dëshmimtarëve dyshohet se 54-vjeçari është rrëzuar aksidentalisht nga bordura e katit të katërt.