TIRANË-Një 59-vjeçar ka rënë nga lartësia teksa po punonte në pallat në kompleksion ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në orën 13:40 të ditës së sotme.
Punëtori i ndërtimit me inicialet F.Ç është nisur drejt spitalit aty ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk dihet se si është gjendja e tij shëndetësore.
NJOFTIMI I POLICISE:
Më datë 19.01.2021, rreth orës 13:40, tek kompleksi “Kodra e Diellit”, në një pallat në ndërtim, duke punuar ka rënë nga lartësia punëtori shtetasi F. Ç., 59 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.