BOTË– Shifra e të infektuarve me Covid-19 në gjithë botën ka shkuar mbi 107 milionë, ndërsa 2,351,528njerëz kanë ndërruar jetë.
Shtetet e Bashkuara, janë vendi me numrin më ta lartë të infektimeve, ku gjatë orëve të fundit janë shënuar mbi 83,687 persona, duke e çuar shifrën ne total mbi 27 milionë. Ndërkohë që kanë ndërruar jetë mbi 1,444 pacientë dhe shifra në total është 479,772 pacientë.
India renditet e dyta, me numrin më të lartë të infektimit. Gjatë orëve të fundit janë regjistruar mbi 7,821 persona të infektuar dhe në total ka arritur 10,858,300 njerëz, ndërkohë kanë humbur jetën mbi 112 pacientë dhe numri në total i vdekjeve është 155,280.
Në Evropë gjendja paraqitet problematike, ku disa vende ende janë në izolim dhe disa të tjera kanë shtyrë masat parandaluese.
Franca renditet e gjashta, për sa i përket numrit të lartë të infektime. Gjithashtu, numri i pacientëve në spital me Covdid-19 në Francë është në nivelin më të lartë që nga nëntori. Ministria e shëndetësisë raportoi se 28,029 njerëz janë në spital dhe 3,342 në kujdesin intensiv. Gjatë orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv 51,410njerëz, duke e çuar numrin në total 3,360,235persona, ndërkohë që kanë ndërruar jetë mbi 1,226 persona dhe numri në total është 80,147.
Në Gjermani numri i rasteve të konfirmuara pozitiv gjatë orëve të fundit është mbi 27,422 njerëz, duke e çuar shifrën në total 2,302,051 mijë persona. Ndërkohë që kanë ndërruar jetën mbi 754 njerëz dhe numri në total është 63,271. Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se të gjitha vaksinat e miratuara nga rregullatori i ilaçeve të BE-ja do të aplikohen në Gjermani, duke përfshirë ato ruse dhe kineze.