Bill Gates nuk është aspak adhurues i kriptomonedhave dhe NFT-ve. Këto tendenca të aseteve dixhitale janë “100% të bazuara në teorinë e mashtrimit” (fool theory), tha bashkë-themeluesi i Microsoft në një konferencë TechCrunch, duke iu referuar nocionit se investitorët mund të fitojnë para në asete të pavlera ose të mbivlerësuara për sa kohë që njerëzit janë të gatshëm të ofrojnë më shumë.
Gates shtoi se ai nuk është i dhënë pas kriptomonedhave, por preferon investimin e modës së vjetër.
Komentet e tij vijnë teksa bitcoin dhe kriptovalutat e tjera po humbin vlerën. Bitcoin arriti nivelin më të lartë të të gjitha kohërave prej 69,000 dollarë në nëntor 2021. Që atëherë, kriptomonedha më e vlefshme në botë ka humbur dy të tretat e vlerës së saj, duke rënë nën 23,000 dollarë të martën. Që nga e premtja, ajo ka humbur rreth 25% të vlerës së saj.
Crypto Exchange Coinbase njoftoi se po pushon nga puna 18% të punonjësve të saj pasi tregu i monedhës dixhitale vazhdon rënien.
Gates ka qenë gjithmonë kundër kriptomonedhave. Në një intervistë të vitit 2021 me Bloomberg, Gates tha se fakti që Elon Musk dhe Tesla investojnë në bitcoin, nuk do të thotë se investitorët mesatarë duhet të ndjekin atë drejtim.