SHBA– Miliarderi Bill Gates ka dhënë një intervistë të rrallë ku ka folur për teoritë e konspiracionit rreth tij të cilat i konsideroi si ‘të çmendura’, për marrëdhëniet e tij me Jeffrey Epstein si dhe për kritikat publike që i ka bërë Elon Muskut.
Në një intervistë për BBC, Gates ju përgjigj debateve publike me Elon Musk pasi ai e kritikoi këtë të fundit lidhur me kompaninë Tesla ku tha se vë bast që ajo do të humbasë vlerën e saj.
Bill Gates dikur ishte njeriu më i pasur në botë ndërkohë që këtë titull tani e mban Elon Musk dhe tashmë ata nuk flasim më me njëri-tjetrin. I pyetur konkretisht nëse kishte vënë bast kundër Teslës, Gates u përgjigj se kjo nuk ka të bëjë fare me ndryshimin e klimës.
“Popullariteti i makinave elektrike do të çojë në më shumë konkurrencë për shitjen e këtyre makinave. Pra, ka një ndryshim midis makinave elektrike që po adoptohen dhe kompanive që bëhen pafundësisht të vlefshme.“-tha Gates.
Gates ka një interes të veçantë për mediat sociale, jo sepse kështu i ka bërë miliardat e tij, por sepse është bërë fokusi i teorive konspirative. Ai ka qenë prej kohësh një avokat i vaksinave dhe ka derdhur miliarda në programet e vaksinimit në mbarë botën. Kjo e ka bërë atë subjekt të pretendimeve të çuditshme dhe të pabaza se ai po përpiqet të ‘spiunojë’ njerëzit përmes vaksinave. Shumë nga teoritë janë promovuar në platformat e mediave sociale dhe janë përhapur gjatë pandemisë.
“Në disa mënyra, pothuajse duhet të qeshësh sepse është kaq e çmendur,” thotë ai.
Gates dhe gruaja e tij Melinda French Gates njoftuan se do të divorcoheshin vitin e kaluar. Çifti themeloi Fondacionin Bill & Melinda Gates, një nga organizatat më të mëdha bamirëse në botë.
“Jeta ime është shumë ndryshe. Fëmijët e mi janë larguar nga shtëpia, i fundit u largua për në kolegj një vit më parë. Divorci është shumë i vështirë. Ishte një vit i vështirë,” thotë ai.
Martesa përfundoi me raportimet se Gates kishte pasur një lidhje jashtëmartesore. Në mars, Melinda Gates tha gjithashtu se ajo pati dyshime pse ai kishte mbajtur takime me ish-financierin Jeffrey Epstein i cili vra veten në burg pas akuzave për sulme seksuale.
I pyetur për takimet, Gates e përshkroi bisedën me Epstein si një “gabim”.
“Kam bërë një gabim kur jam takuar me Jeffrey Epstein. E dini, ndoshta instinktet e saj [Melindës] për këtë ishin më të mprehta se të miat. Çdo takim që kam pasur me të mund të shihet si pothuajse falja e sjelljes së tij të ligë. Pra, ky ishte një gabim.“-përfundoi Gates.