RENEA ka “blinduar” këtë mesditë zonën e Lanës, në Tiranë, ku u ekzekutua biznesmeni 66-vjeçar Behar Sofia.
Ndërkohë, nën masa të rrepta sigurie është çuar te vendi i krimit edhe ekzekutori, 24-vjeçari Ernejt Shyti, i cili pritet të ndërtojë gjithë skemën e vrasjes që tronditi kryeqytetin.
Ai po iu tregon forcave RENEA konkretisht në terren se ku ka qëndruar dhe si ka vepruar. Ai ka thënë se e ka hedhur në Lumin e Lanës armën e krimit dhe për këtë arsye forcat e RENEA-s po kryejnë kërkime brenda lumit.