Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken paralajmëroi se situata në Ukrainë do të përkeqësohet në javët e ardhshme.
Vdekjet dhe masakrat e kryera nga trupat ruse në Mariupol do të jenë në përmasa më të mëdha se ato të verifikuara në qytetin e Buçës.
“Ajo që bota pa pak javë më parë kur trupat ruse u tërhoqën nga qyteti i Buçës ishte një panoramë vdekjeje, shkatërrimi dhe masakrash. Ajo që mund të themi është se kur kjo baticë dhune të tërhiqet nga Mariupoli do të shohim shumë më keq, përtej imagjinatës sonë”, u shpreh Blinken.