Nga Aeroporti i Rinasit, Belinda Balluku ka mbajtur konferencën për shtyp. Ministrja tha se qeveria shqiptare nuk ka asnjë lidhje financiare me kompaninë AlbControl, punonjësit e së cilës janë në grevë duke bllokuar fluturimet në këtë aeroport.
Kontrollorët dhe punonjësit e tjetër të AlbControl kërkojnë rritje të pagës, pasi në prill 2020 ato janë ulur me 70%.
“Duke u përballur me këtë problematik në prill të viti të kaluar të “AlbControll ka rishikuar pagat, se kjo kompani punon me fitimin zero. Paratë që vijnë nuk vijnë nga buxheti i shtetit por aq sa i duhen. Bën raportime dhe deklaron se sa të ardhura i duhen gjatë vitit për paga për pagës të tjera mirëmbajtje dhe ndërkohë për investime. Nga marsi i viti të kaluar nuk ka pasur investime dhe normalisht kostot janë ulur se nuk ka pasur fluturime. Paratë që vijnë nga trafiku ajror vijnë sipas sasisë. Në 2019 viti i fundit i rregullt kanë operuara 216 mijë avionë. Ndërkohë gjatë 220 kanë pasur 102 mijë avionë. Trafiku ka rënë 57%. Edhe në këto tre muaj trafiku ka qenë sërish i ulët. Operatorët e Kontrollit të navigimit ajror. Presin 43% e trafikut normal.”
“Nuk i ka dhënë kurrë asnjë qindarkë se ky është parimi i aderimit. Shtete nuk kanë asnjë lidhje financiare me navigimin ajror.”
“Sot marrin 2490 dollar. Për shkak të kësaj ulje kemi pasur presion të cilët kërkonin kthimin e pagës në gjendjen fillestare. Ndërkohë kompania është në pamundësi financiare. Kjo kompani merr para nga kompanitë e tjera ajrore. Vetëm për trafikun që punohet. Nuk krijon fitim . Nëse kompania nuk i përdor parat, atëherë i rikthen. Nuk ka të drejtë që të ketë para menjë anë. Fitimi zero. Drejtuesit janë ulur disa herë për të diskutuar. Ata duhet të kishin qenë të qartë se po bëjnë vetëm 43% të trafikut normal. Megjithatë nga kontrollorët kanë thënë se nuk u intereson. Duan parat se është niveli i jetesës së tyre. Dhe nëse nuk kanë 4 mijë dollar, stresohen dhe nuk punojnë dot. E kam të shkruar këtë. Dje për të bllokuar trafikun ajror kanë vendosur që të bëjnë një akt që quhet paaftësi për të punuar për shkak se kanë vështirësi financiar duke rrezikuar kredi. Probleme në familje për shkaqe financiare.”